Kapet në Qafë Thanë 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria për trafik droge

HomeUncategorized

Kapet në Qafë Thanë 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria për trafik droge

Korçë – Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë
Janë shembuj të administratës vendore që lënë gjurmë, jo me fjalë, por me vepra..– Vlerësim për ish-administratorët e njësive administrative të Qytetit të Maliqit..
Ushtron dhunë ndaj vjerrës së saj, procedohet 25-vjeçarja

Qafë Thanë – Shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar përkohësisht një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të territorit shqiptar, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në kufi dhe kapjen e personave në kërkim, policia ndaloi në dalje shtetasin M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera dhe informacioni i shkëmbyer përmes Interpol Tiranës me partnerët austriakë, rezultoi se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena si i dyshuar për trafik narkotikësh.

Në bashkëpunim me autoritetet austriake, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Austrisë.