Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

HomeActual

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

Këmbimi valutor 21 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Maliq/ Çifti Koprelli në vështirësi! Shtëpia rrezikon të shembet, 55-vjeçarja me lot në sy: Mund të ndodhë tragjedia! Jam operuar në zemër, s’më japin KEMP
𝐈𝐧𝐬𝐤𝐞𝐧𝐨𝐢 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐮 𝐬𝐡𝐩ë𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞𝐯𝐞, 𝐃𝐚𝐯𝐢𝐝𝐞 𝐏𝐞𝐜𝐨𝐫𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢

Takim me fermerët e Bërzhitës, Baldushkut dhe zonave përreth: Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

Bërzhitë – Në kuadër të turit të prezantimit të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), zhvilloi një takim me fermerët e Baldushkut, Farkës, Krrabës, Bërzhitës dhe Petrelës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zv. ministri Arian Jaupllari së bashku me ekipin teknik të AZHBR-së.

Gjatë takimit u prezantuan 9 masat mbështetëse të skemës, duke sqaruar hapat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe përfitimet konkrete që mund të sigurojnë fermerët.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, mbështetja financiare e kësaj skeme synon të kthejë idetë e fermerëve në investime të prekshme, të cilat fuqizojnë prodhimin, hapin tregje të reja dhe rrisin konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore shqiptare.

Në fokus ishte gjithashtu vizioni i “Bujqësisë 2030”, i cili parashikon që çdo investim të shoqërohet me garanci zhvillimi, duke lidhur punën e fermerëve me zinxhirin e vlerës, ekonominë rurale dhe tregjet kombëtare e ndërkombëtare.

“Qasja jonë është që puna e fermerit të mos mbetet e izoluar, por të integrohet në një sistem që i jep bujqësisë shqiptare vendin që meriton”, u theksua gjatë takimit.