Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

HomeUncategorized

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

Pogradec/ Mjeti tip “Volkswagen” përplaset me makinën e policisë, lëndohet oficeri i policisë
Sapo doli nga burgu vodhi një makinë ,vihet në pranga 36-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet
Formalizimi i Bujqësisë: Jo Aksion Kundër Fermerëve, Por Një Hap për Sigurinë Ushqimore dhe Zhvillimin e Sektorit

Takim me fermerët e Bërzhitës, Baldushkut dhe zonave përreth: Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

Bërzhitë – Në kuadër të turit të prezantimit të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), zhvilloi një takim me fermerët e Baldushkut, Farkës, Krrabës, Bërzhitës dhe Petrelës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zv. ministri Arian Jaupllari së bashku me ekipin teknik të AZHBR-së.

Gjatë takimit u prezantuan 9 masat mbështetëse të skemës, duke sqaruar hapat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe përfitimet konkrete që mund të sigurojnë fermerët.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, mbështetja financiare e kësaj skeme synon të kthejë idetë e fermerëve në investime të prekshme, të cilat fuqizojnë prodhimin, hapin tregje të reja dhe rrisin konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore shqiptare.

Në fokus ishte gjithashtu vizioni i “Bujqësisë 2030”, i cili parashikon që çdo investim të shoqërohet me garanci zhvillimi, duke lidhur punën e fermerëve me zinxhirin e vlerës, ekonominë rurale dhe tregjet kombëtare e ndërkombëtare.

“Qasja jonë është që puna e fermerit të mos mbetet e izoluar, por të integrohet në një sistem që i jep bujqësisë shqiptare vendin që meriton”, u theksua gjatë takimit.