Zjarr në Podgorie, digjet krejtësisht banesa e Lavdie Rozanit

HomeActual

Zjarr në Podgorie, digjet krejtësisht banesa e Lavdie Rozanit

Korçë/Merr flakë një furgon në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec
Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh të hënën shefat e shërbimeve të QSUNT/ Çfarë pritet
Maliq/Një shtetas është larguar nga shtëpia, detaje të tjera ..

Podgorie, Maliq – Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Podgorie ka rënë zjarr në banesën e Lavdie Rozanit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Maliqit, flakët u neutralizuan dhe u shmang përhapja e tyre në godinat përreth.

Shefi i Emergjencave Civile, Z.Stilian Belishta, theksoi se strukturat e posaçme ndodhen në terren dhe po kryejnë vlerësimin e plotë të dëmeve.

Ndërkohë, banori i zonës, Gurazi Kreka, u shpreh i shqetësuar për situatën, duke bërë thirrje për rritjen e kujdesit dhe masave parandaluese kundër zjarreve.