Aksident përgjatë rrugës Libonik–Maliq, përplasen dy mjete – fatmirësisht vetëm dëme materiale

HomeUncategorized

Aksident përgjatë rrugës Libonik–Maliq, përplasen dy mjete – fatmirësisht vetëm dëme materiale

Aksident tragjik në aksin Voskop–Korçë, humb jetën një grua me biçikletë
Vlerësim për gazetarinë: Endri Fifo nderon Armand Brahon
Korçë – Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

Një aksident automobilistik ka ndodhur minutat e fundit përgjatë aksit rrugor Libonik–Maliq, ku janë përfshirë dy mjete.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një gjendje e papritur shëndetësore e njërit prej drejtuesve të automjeteve, të cilit i është ulur tensioni dhe ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Përplasja ka sjellë vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.

Falë reagimit të shpejtë, ambulanca dhe shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje në kohë rekord, duke ofruar ndihmën e nevojshme dhe duke kryer të gjitha veprimet procedurale.

Fatmirësisht, të moshuarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia po heton rrethanat e aksidentit për të përcaktuar me saktësi dinamikën e ngjarjes.