Miratohet lista e ish-ndërmarrjeve bujqësore për efekt pensioni

HomeActual

Miratohet lista e ish-ndërmarrjeve bujqësore për efekt pensioni

Nevzat Ceco shpërthen pas vendimit të gjykatës: “ Do ti djeg me Benzinë”
Banori i ri në BBVIP, ish i dashuri i Sarës? Silvi: Do të dalin fotot! 
Maliq/Informacion shtesë, kapet autori i aksidentit në zvezdë

Është miratuar lista e ish-ndërmarrjeve bujqësore, e ndarë sipas vitit të krijimit dhe territorit ku ushtronin aktivitetin, e cila do të shërbejë për njohjen e periudhave të punës në sistemin e sigurimeve shoqërore për bujqit dhe blegtorët.

Ky vendim i rëndësishëm u hap rrugën mijëra ish-punonjësve të sektorit bujqësor që kanë kontribuar deri në vitin 1992 në ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat bujqësore. Ata do të mund të përfitojnë nga njohja e viteve të punës në aktivitete si: mbjellje, korrje, vaditje, grumbullim, përpunim dhe mirëmbajtje të tokës bujqësore — punë që kanë qenë themeli i ekonomisë rurale.

Ligji synon të lehtësojë procesin e vërtetimit të viteve të sigurimit, duke kapërcyer problemet e dokumentacionit të munguar dhe duke shmangur kostot e panevojshme administrative apo gjyqësore për qytetarët që nuk kanë mundur të plotësojnë periudhën minimale për përfitimin e pensionit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të ndërtuar një sistem sa më gjithëpërfshirës dhe dinjitoz për të gjithë punëtorët e bujqësisë, në kuadër të vizionit #Bujqësia2030 🇦🇱🇪🇺 për një zhvillim të qëndrueshëm rural.