4 TË KRISHTERË DHE 4 MYSLIMANË

HomeActual

4 TË KRISHTERË DHE 4 MYSLIMANË

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas sirianë, organizonin dhe zhvillonin veprimtarinë e dhënies ndihmë për kalimin të kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit
Ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën
Urë e re në Drithas mbi lumin Dunavec!


Duam që t’ju sjellim edhe këtë pasazh të shkurtër nga viti 1932. Në gazetën ‘Besa’ , Tiranë, njoftohej për një gjest sa human aq domethënës në bashkjetesën fetare.
Gazeta njofton për një ndihmë të mbledhur për të varfërit e qytetit në ditën festës së Bajramit.

” Me rastin e festës së Bajramit japin franga ari, 8 persona të nderuar të qytetit, ndihmë për të varfërit. Dhuruesit janë 4 të krishterë dhe 4 myslimanë” 19 shkurt 1932

Jo rastësi që dhurimin për një festë myslimane e bënin edhe të krishterë edhe myslimanë të qytetit.

SI ISHTE MUAJI I RAMAZANIT KOHË MË PARË

Për iftar, çdo mysliman thërriste edhe shokët e vet kristianë. Një gjë e tillë bëhej edhe për syfyr.

Gjatë iftarit muslimanët vizitonin dyqanet e njëri-tjetrit. Vizita bënin edhe gratë tek njëra-tjetra.

Gjatë Ramazanit, për ikini binte daullja nëpër lagjet e qytetit, kjo si shenjë edhe e lajmërimit për gratë që të bënin gati iftarin.

Për Ramazan kishte shumë lëvizje nëpër qytet. Pazari rrinte hapur deri në mesnatë, kurse kafenetë deri në mëngjes.

(Pasazhi i lajmit të 1932 i marrë në botimin e profesor Kristaq Nanushi , foto : xhamia e vjetër e Pogradecit)